Subscribe

Ekspertët më të mirë të planifikimit urban të Bashkisë së Vjenës do të asistojnë administratën e Tiranës për zhvillimin urban dhe menaxhimin e qytetit. Ekipi i drejtuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e planifikimit urban, zhvillimit dhe ndërtimit të kryeqytetit austriak, u takua me krye bashkiakun e Tiranës Veliaj, i cili vlerësoi tepër të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy bashkive.

 

“Unë besoj se, detyra jonë, pavarësisht se jemi qyteti më i mirë në Shqipëri, është që të bëhemi akoma më të mirë. Por, për t’u bërë më të mirë duhet të mësojmë nga më të mirët. Prej vitesh, Vjena renditet si një nga qytetet më të jetueshëm në botë. Ndaj, besoj se duke bashkëpunuar me menaxherët e qytetit të Vjenës në të gjitha fushat, duke filluar nga transporti publik, te përpunimi i mbetjeve, infrastruktura, kultura, urbanistika, mund të mësojmë nga më të mirët, të sigurohemi që jo vetëm nuk bëjmë gabimet që të tjerët mund t’i kenë bërë përpara nesh, por të shijojmë idetë më inovatore për menaxhimin e Tiranës.”

 

Për drejtoreshën e Përgjithshme te Planifikimit Urban, në Bashkinë së Vjenës, qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë për qytetarët.

 

“Ne ia kemi dalë me sukses të rrënjosim mentalitetin në qendër të Europës dhe unë besoj se kjo është një arsye e mirë që ta fillojmë këtë bashkëpunim. Qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë dhe qeverisja e mirë përfshin mendjen e hapur, përfshin shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, e gjithashtu përfshirjen e shoqërisë civile. Unë mendoj se kjo është ajo çka nisëm në Vienë dhe gjithashtu këtu në Tiranë.”

 

Ky takim u zhvillua pasi urbanistë, arkitektë dhe ekspertë të çështjeve të strehimit social nga e gjithë bota u mblodhën për disa ditë në Tiranë në Konferencën Ndërkombëtare ENHR 2017 për të diskutuar sfidat e zhvillimit të qyteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *