E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bashkia strehon qentë endacakë Korçë, qendër e re për trajtimin e kafshëve

Bashkia e Korçës është duke përfunduar rikonstruksionin e një godine, e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si dhe për trajtimin e sterilizimin e tyre, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi dhjetëra vjeçar në qytet.

“Bashkia Korçë ka përfunduar ndërtimin e qendrës së re që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacakë. Në vijim, për të zgjidhur një problem shqetësues për qytetarët, ka nisur një bashkëpunim me veterinerët. Pra, projekti është tashmë i përfunduar në aspektin e godinës dhe jemi në fazën e implementimit të procesit që synon të sjellë hapa konkretë për qytetarët.”, tha Lorena Saro, zëdhënëse e Bashkisë Korçë.

Kristi Morava është një nga veterinerët që prej kohësh i është dedikuar këtij problemi. Ai thekson se shqetësimi është i madh, ndaj dhe kërkohet kujdes në zgjidhjen e situatës.

“Qentë e pastrehë dhe numri i tyre në rritje është problem e shqetësim që është vënë re. Është shqetësim që përbën një masë për të ardhmen, sepse nëse lihet në këto kushte, do vijnë duke u shtuar gjithmonë e më tepër. Shqetësimi ekziston edhe për ata si vatra sëmundjesh, mund të përhapin sëmundje në masë. Është një investim i shumëkërkuar, emergjent, kam qenë në kontakt me struktura të bashkisë.”, shprehet Kristi Morava, veteriner.

Reklamë

Të shumta kanë qenë rastet kur qentë e rrugës kanë shkaktuar probleme lidhur me sëmundje të ndryshme dhe njëkohësisht, nuk kanë munguar as rastet kur qytetarët janë sulmuar nga grupe qensh.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë