E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Bashkia Shkodër aktivitete në kuadër të ditës së trashëgimisë kulturore

Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Europiane dhe Kombëtare, nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale janë zhvilluar aktivitete, pjesë e së cilës është shpallur edhe “Ahengu Shkodran”, si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

 

Aktiviteti u zhvillua në oborrin e Shtëpisë Muze të rilindasit Pashko Vasa.

 

Reklamë

Mbrëmja u hap nga Orkestra Frymore e Bashkisë Shkodër, për të vazhduar më pas me miqtë e ftuar: Grupi i burrave “Burimi” nga Ulqini, Grupi i Sazeve të Këlqyrës dhe Grupi i valles tradicionale të vajzave të Dropullit.

 

Aktivitetet vazhdojnë sonte në Shtëpinë Muze të familjes Çeka, në një mbrëmje krejt ndryshe.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë