Subscribe

Një tjetër kopsht në kryeqytet do të presë 120 fëmijë këtë shtator me kushte dhe standarde më të mira. Kopshti numër 25 në njësinë 5 ka përfunduar rikonstruksionin.
“Fëmijët imitojnë të rriturit, kjo do të thotë që nëse ne punojmë, nëse merremi me gjëra konkrete, nëse rrisim frymën pozitive në këtë qytet, atëherë do të kemi fëmijë që do të na imitojnë. Më vjen mirë që jo vetëm është punuar në infrastrukturë, por edhe është ndërtuar një model që ia vlen të imitohet nga një brez i ri”.
Më tej, kreu i bashkisë së Tiranës garantoi se ashtu siç edhe është premtuar, në javët në vazhdim do te mbyllet edhe rikonstruksioni i 9 kopshteve të tjera të Tiranës.
“Ky është kopshti i 14 që kemi rikonstruktuar, kemi edhe 9 të tjerë, të cilët në shtator, kur fëmijët të jenë kthyer nga pushimet, do të jetë një mundësi fantastike për t’i gjetur këto hapësira shumë herë më të mira se i lanë përpara se të shkonin me pushime”.
Veliaj theksoi se përmirësimi i shërbimit që ofrohet në këto kopshte, ka rritur kërkesat e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në institucionet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *