Bashkia e Pukës ka njoftuar qytetarët e saj për situatën e shkaktuar nga reshjet e denduara të dëborës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se  hedhja e kripës në rrugë ka mundur të zgjasë vetëm pak kohë, ndaj iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar.

Ndërkohë, nuk rekomandohet qarkullimi në mbrëmje në rast se nuk ka emergjenca.

“Kushtet e rënduara atmosferike kanë krijuar vështirësi në disa zona të bashkisë kryesisht në akset rrugore të asfaltuara, ku si pasojë e reshjeve dhe temperaturave në vlera negative ka prezencë akulli. Aktualisht nuk ka akse rrugore të bllokuara si pasojë e prezencës së borës, por për shkak të ngricave qarkullimi është tejet i veshtire për të gjithë mjetet dhe i pamunudur për mjetet që levizin pa zinxhir. Hedhja e kripës disa herë gjatë ditës ka vepruar për një kohë relativisht të shkurtër. Për pasojë këshillohet evitimi i levizjes në këto orë të mbremjes ku temperaturat nën 0 dhe era e fort kanë krijuar terrene të rreshqitshme dhe meqafe. Deri tani fatmirsisht nuk kemi emergjenca shëndetësore. Bashkia Pukë ju apelon për shumë KUJDES teksa mjetet tona do të vijoin punë për lehtësimin e kësaj situate të vështirë. Për çdo rast emergjence telefononi numrin pa pagesë 128, ku ju përgjigjet Shërbimi Zjarrfikës i bashkisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *