Bashkia e Pogradecit ka fillaur lëvizjet e para në administratë ku shumë punonjës kanë dhënë dorëheqjet apo janë larguar nga postet që kanë drejtuar.

 

Burime nga bashkia Pogradec bënë me dije për Vizion Plus se dy nënkryetarët Polikron Balliu dhe Avdulla Cano janë dorëhequr nga detyra. Ndërkohë nuk e ka ndërmarë këtë akt dorëheqjeje nënkryetraja Adriana Adhami e cila vijon ende punën në këtë pozicion.

 

Lëvizjet kanë prekur edhe administratorët e njësive. Janë 6 administratorë të Njësive Administrative të bashkisë Pogradec që janë zëvendësuar me urdhër të kryebashkiakut Xhakolli.

 

Sipas ligjit 139/2015 për vetqeverisjen vendore është kompetencë e tij të ndryshojë administratorët. Njëri prej tyre, Dardan Canellari I Njësisë Administrative Çërravë ka  dhënë vetë dorëheqjen. Po ashtu dorëheqjen e ka dhënë dhe drejtori që drejtonte sektorin e gjelbërimit në Bashkinë e Pogradecit.

 

Bashkia e Pogradecit regjistron kështu dorëheqje dhe largime në krye të administratës të saj vetëm të drejtuesve meshkuj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se nuk do të ketë largime të femrave nga bashkitë pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe këtij premtimi duket se I përmbahet edhe bashkia e Pogradecit.

 

Në rajonin e Korçës janë dy njësi bashkiake, ajo e Pogradecit dhe Devollit ku para zgjedhjeve të 30 qershorit ka qeverisur e djathta. Këto janë edhe qëndrat më të nxehta administrative ku duke filluar nga numrat 2 të tyre, te drejtorët dhe punoniësit, janë përhapur ‘ethet e gushtit’ për vazhdimësinë ose jo në borderonë e bashkisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *