E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia nis zbatimin e projekteve në zonën Laprakës, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza

Bashkia e Tiranës po vazhdon me zbatimin e projekteve infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.

 

Reklamë

Në zonën e Laprakës ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore.

 

Përmes këtyre projekteve Bashkia shpreson që të zgjidh përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”.

 

Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve.

 

Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë