Në këto ditë të ftohta dimri, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kujdeset që qytetarët të mos kenë problematika në rrugë për shkak të ngricave. Punonjësit e bashkisë po hedhin kripë nëpër rrugët ku ka problematika.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë për çdo prani akulli tek aplikacioni “Tirana Ime”.

“MIRËMËNGJES. Ju lutem tregoni kujdes këto ditë të ftohta dimri. Ekipi ynë është prezent duke monitoruar dhe duke hedhur kripë në çdo rrugë ku ka ngrica. *Nëse vini re prani akulli raportoni menjëherë tek aplikacioni “Tirana Ime”, shkruan Veliaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *