Subscribe

Ky sezon veror pritet që të jetë vërtetë i nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të organizohen në kryeqytet. Sheshi “Skëndërbej” do të shndërrohet në një arenë të vërtetë muzikore, pjesë e së cilës do të jenë emrat më në zë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që këtë verë ta shohin Tiranën si një mundësi argëtimi.

 

“Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta. Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”.

 

Veliaj tha se krahas punës që po bëhet për transformimin e kryeqytetit në fokusin e Bashkisë do të jenë edhe aktivitet artistike.

 

 “Ëndrra jonë është që të vazhdojmë edhe këtë vit siç kemi bërë këto 3 vjet me shumë punë, por dhe me shumë qejf. Ata që punojnë shumë, duan edhe të argëtohen”.

 

Koncerti i organizuar nga Bashkia e Tiranës një dite me pare bëri bashkë disa nga zërat me te bukur të skenës shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *