Kryetarja e Bashkise së Kurbinit, Majlinda Cara ka njoftuar se pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të martave drejt Kishës së Shna Ndout do të pezullohet deri në tejkalimin e gjendjes me të cilën përballet shoqëria.

 

Cara shkruan se për të luftuar kundër Covid-19 është i nevojshëm bashkëpunimi dhe kontributi i çdo qytetari.

 

“Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh. Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Kurbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *