Bashkia e Korçës ka organizuar një seminar trajnues në zbatim të ligjit të ri të emergjencave civile me pjesëmarrjen e specialistëve të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si dhe specialistëve të njësive administrative të cilët merren me pyjet.

 

Në takimin e zhvilluar në Voskopojë e cila është një nga zonat me sipërfaqe të madhe pyjore në bashkinë e Korçës nënkryetari Thanas Tona tha se duhet një bashkëpunim efikas ndërmjet të gjithë aktorëve por edhe qytetarëve për të bërë të mundur evidentimin e vatrave të zjarrit si dhe lokalizimin dhe shuarjen e tyre pa marrë përmasa të mëdha.

 

Në Voskopojë bashkia e Korçës ka ngritur edhe një qendër të sektorit të pyjeve e cila është pajisur edhe me mjetet e duhura për ndërhyrje në rast zjarri. Të gjithë të pranishmit janë njohur dhe trajnuar edhe me mënyrën e përdorimit të pajisjeve në rast zjarri, ndërkohë që iu është bërë e ditur se si duhet të kryhen këto ndërhyrje pa rrezikuar jetët e tyre dhe të banorëve të tjerë. Drejtori I Shërbimit të Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimit Koço Cicko bëri të ditur të gjitha strukturat që ngarkon ligji për evidentimin dhe shuarjen e zjarreve.

 

Në njësitë Voskopojë, Lekas dhe Vithkuq është përqendruar rreth 80% e pyjeve të bashkisë së Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *