Subscribe

Tashme është bere tradite qe festat ne vendin tone shoqërohen me rritje çmimesh te produkteve ushqimore. Ky fenomen është me i theksuar ne ditët e fundit te vitit. Per te frenuar abuzimet e tregtareve, bashkia ka nisur monitorimet ne te gjitha tregjet e Tiranës.

 

Vizion Plus ka ndjekur nje grup te inspektoreve te Agjencisë se Mbrojtjes se konsumatorëve, te cilët kane kontrolluar tregun publik ne zonën e Xhamllikut.

 

Specialistet e agjencisë per mbrojtjen e konsumatorit,  thonë se ne rast abuzimesh do te raportojnë pranë organeve tatimore.

 

Ende nuk ka rritje çmimesh, por blerësit tregojnë se javën e fundit te dhjetorit nis rritja me 20 deri 30 leke per çdo produkt.

 

Pjese e monitorimit te tregut është dhe shpërndarja e anketave te ndryshme tek konsumatorët, ku mund te shprehin shqetësimet e tyre ne lidhje me çmimet e produkteve ketë fundvit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *