E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bashkia Kolonjë, PS kandidon sërish një mjek

Mjeku Ilia Stefa është  kandidatura e PS për Bashkinë e Kolonjës në zgjedhjet e parakohshme. Burimet thane se Stefa ka rezultuar fitues në të gjitha sondazhet e organizuar nga PS. Grupi i deputeteve të qarkut të Korçës ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin Niko Peleshi, ku kane diskutuar për te gjitha kandidaturat. Një nga deputetet e këtij qarku ka pasur një takim ne mjekun Ilia Stefa, i cili ka mirëpritur zgjedhjen si kandidaturën për kreun e Bashkisë së Kolonjës. Stefa më parë ka punuar mjek në spitalin e Ersekës, ndërkohë që prej pesë vitesh është mjek në shërbimin spitalor të Korçës. Ndërkohë Dritan Hajro është emri me i lakuar nga PD.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë