Subscribe

Bashkia e Tiranës ka filluar punën për krijimin e minilulshteve në bllokun e banimit pranë rrugës “Musine Kokalari”, në Kombinat. Hapësira e gjelbër sipas kryebashkiakut Veliaj, është qershia mbi tortë për këtë zonë.

 

 “Kjo është një lagje fantastike e Tiranës, quhet zona “Musine Kokalari” sepse është afër shkollës. Siç e shihni jemi në hapat e fundit, kemi mbaruar konturimin, janë liruar kthesat e pallateve dhe hapësirat publike nga zaptimet, janë vendosur stolat e rinj, pllaka të reja, sinjalistika. Kishte ardhur koha e qershisë mbi tortë, gjelbërimi i zonës”

 

Aksioni për gjelbërimin po vijon, por për të arritur objektivin për mbjelljen e 150 mijë pemëve – theksoi Veliaj, duhet punë e përditshme. Ndërkohë vitin tjetër Bashkia do të vijojë investimet edhe në zonën e Astirit.

 

 “Po mbaron aksi kryesor, kemi mbaruar investimet në Varrezat e Sharrës, kemi bërë rrugën deri në kthesën e Sharrës dhe gjithë “Aleksandrin e Madh”. Do të vazhdojmë me investimin te “Misto Mame”, për të përfunduar këtë vit me këto dy blloqe dhe aksin kryesor të Kombinatit, e pastaj për të vazhduar vitin tjetër në të gjithë zonën e Astirit dhe në të dy krahët e “Rrugës së Kombinatit”,

 

Rikualifikimi urban i bllokut pranë Rrugës “Musine Kokalari” përfshin vendosjen e stolave, koshave, sinjalistikës si dhe lirimin e hapësirave publike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *