E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në kryeqytet

Edhe pse historikisht në Shqipëri koha e zgjedhjeve shihet si periudhë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës. Ndërmarrja nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për rehabilitimin e një tjetër blloku pallati në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

 

Reklamë

Pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

 

Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj, krahas investimeve madhore, fokusi i punës në mandatin e dytë do të jetë shtrirja e investimeve në çdo lagje të kryeqytetit në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë