Subscribe

Banorët e Ndroqit, prodhues dhe të apasionuar pas produkteve vendase dhe kulinarisë, janë mbledhur ne një panair te titulluar “Vera ne Shesh”, të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Synimi është kthimi i këtij kësaj festë në një traditë të promovimit të produkteve vendase. Erion Veliaj, e cilësoi panairin si një risi.

 

Erion Veliaj: “Kjo festë është një risi për t’u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur”.

 

Veliaj u bëri thirrje banorëve të zonës të orientohen drejt agroturizmit dhe të përfitojnë nga fondet e Ministrisë se Bujqësisë.

 

Erion Veliaj: “Sot turizmi numër një në Itali e Greqi nuk është deti. Për herë të parë ka qenë agroturizmi, turizmi në fshat. Ndaj, dua t’ju ftoj të gjithëve të përdorim fondet e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së, për ta kthyer shtëpinë ose dhomat shtesë, në një lloj bujtine. Ndaj, kush i ka mundësitë, duhet të fillojë ta mendojë si biznes të mirëfilltë familjar. Bashkia e Tiranës do bëjë çmos që të ndihmojë secilin për aplikimet”.

 

“Vera n’Shesh” është një nga projektet e fituara nga Bashkia e Tiranës në konkursin e parë kombëtar të quajtur “Festat Lokale”. Ne fokus te kësaj nisme është promovimi i kulinarise dhe i potencialeve turistike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *