Subscribe

Bashkia e Tiranës përuroi sot fillimin e punimeve për rindërtimin e godinave të qytetit Studenti nr. 2. Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 600 studentë, nëpërmjet rinovimit të ndërtesave me një sistem më të mirë ngrohjeje.

 

“Bashkojmë energjitë që të kemi kushte më të mira në konvikte për 600 studentë të Tiranës. Është fatkeqësi të mendosh se kemi sot disa burgje që janë të standardeve evropiane, ndërkohë që kemi disa hapësira në qytetin e  studentëve ku, në fakt, konviktet i ngjajnë më shumë burgjeve të vjetra. Më vjen mirë që për 600 prindër, që i kanë çuar fëmijët e tyre të shkollohen në Tiranë, duke e parë Tiranën si vendin e mundësive, edhe konvikti që është në fakt shtëpia e tyre e dytë, të jetë sot në kushte të mira”

 

Kryebashkiaku u shpreh se përmes këtij projekti bëhet i mundur përdorimi më efecient i energjisë elektrike, duke ulur ndjeshëm kostot që duhet të paguajë Bashkia për ngrohje.

 

 “Deri para një vit e gjysmë, Bashkia e Tiranës hynte tek debitorët kryesorë të energjisë dhe besoj se për publikun nuk shkon kur ai e paguan energjinë elektrike, kurse vetë Bashkia ishte debitore. Kjo do të thotë se ashtu si publiku, edhe pushteti vendor është emancipuar; pra, jo vetëm duhet ta paguajë energjinë, por të gjejë mënyra alternative se si ta reduktojë faturën. Unë besoj se ky projekt i kënaq të gjitha këto interesa; edhe interesin për të pasur çmime të përballueshme në minimum për studentët që vijnë nga rrethet në Tiranë, por sigurisht edhe për të ulur faturën e energjisë Bashkisë së Tiranës me 20%, para të cilat mund të shkojnë për investime të tjera në të ardhmen.”

 

Projekti financohet nga Ambasada Gjermane. Investimi do te përmirësoje ndjeshëm kushtet e studenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *