E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bashkia e Tiranës nis punën për rikthimin e shkollës së re te Medreseja/VIDEO

 

Vitet e kaluara një ambjent zyrash në shërbim të UKT, tashmë një investim në vijim për ambjente shkolle.

 

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak  në shtator 2018, Bashkia e Tiranës ka nisur punën në terren për ndërtimin e një shkolle krejtësisht të re në zonën e Medresesë.

 

Shkolla do të jetë më e madhe se e para dhe me kushte komode e gjithë infrastrukturën moderne.

 

Për këtë IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë nisur edhe prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje rrethe qark për të krijuar sheshin e ndërtimit të shkollës së re. Pamjet e mëposhtme janë marrë pikërisht nga ky aksion.

 

Për këtë shkollë kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar më parë se Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, të dy banorë të kësaj njësie, i kishte ndryshuar destinacionin, duke e kthyer në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

 

 

Vazhdo të lexosh