E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Bashkia e Tiranës ngre një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti

Qytetarët e Tiranës mund të japin kontributin e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmetet. Pranë Bashkisë së Tiranës në qendër është ngritur edhe një pikë ndihmash për të prekurit, ku çdokush mund të japë rroba apo ushqime.

 

Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të tregohen solidarë dhe të kontribuojnë me ndihma për të prekurit.

 

“Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pike ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba & ushqime kur të dalësh #TiranaStrong”, shkruan Veliaj.

 

Ndërkaq, në kuadër të Ditës Pa Makina, në kryeqytet do të vijojnë aktivitetet e programuara.

 

“Aktivitetet për fëmijët do të vazhdojnë normalisht. Dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën”, thekson në mesazhin e tij Veliaj.

Më shumë video

Reklamë