Investimet e kryera në infrastrukturën arsimore kanë qënë një nga pikët më të forta të Erion Veliaj në mandatin e parë si kryebashkiak iTiranës. Rregullimi I kopshteve publike ka bërë që të rriten së tepërmi kërkesat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike.

 

Nisur edhe nga këto kërkesa të mëdha, Bashkia e Tiranës po ndërton një kopsht dhe një çerdhe të integruar  në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34.

 

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

 

Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë për komunitetin tonë.

 

Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *