E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bashkia e Tiranës kënd lojërash në Vaqarr

Krahas punës për të ndërtuar hapësira rekreative dhe argëtimi për të vegjlit në çdo lagje të qytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të veçantë edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

 

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës po punojne intesivisht për ndërtimin e një hapësire të dedikuar plotësisht  fëmijëve në Njësinë Administrative Vaqarr.

 

Reklamë

Këndi rekreativ do të ketë module lojërash për fëmijë si dhe do të ofrojë mundësi për të kaluar kohën e lirë edhe më të rriturit.

 

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar deri tani 40 kënde lojërash në gjithë Tiranën, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se kryeqytetit do ti shtohet një kënd lojërash në çdo muaj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë