Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë,...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se...

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën 6 persona

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e...

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me...

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Bashkia e Tiranës dëgjesë me banorët e njësive 1, 2 dhe 3 për buxhetin 2020

2 Nëntor 13:11

Nga shkolla “1 Maji” në kryeqytet, në dëgjesën me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shpjegoi 4 kolonat kryesore mbi të cilat është planifikuar projektbuxheti për vitin e ardhshëm dhe investimet që pritet të sjellin impakt pozitiv në cilësinë e jetës së banorëve të qytetit.

 

“Fokusi i punës, jo vetëm për këtë vit, por që do të zgjasë përtej këtij viti, do të jetë i ndarë në 4 kolona kryesore. Do të vijojmë të investojmë në çerdhe, kopshte, shkolla. Kemi një punë shumë të madhe për të bërë. Fillojmë brenda këtij viti kampusin e qytetit studenti, i cili do të ketë tre elementë të rëndësishëm zhvillimor”, tha Mazniku.

 

Fokusi i dytë i rëndësishëm i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë ekonomia dhe punësimi.

 

“Në 4-vjeçarin e parë u fokusuam shumë në infrastrukturën bazike të qytetit, në pastrim, rrugë dhe kanale. Tani do të kemi fokus më të madh te ekonomia dhe punësimi, siç është zona e re ekonomike e Tiranës, e cila do të fokusohet në prodhim e manifakturë, për të krijuar vende të reja të punës. Po ashtu, edhe tregun agroushqimor, në mënyrë që edhe zonat rreth e qark të Tiranës të ketë një treg për të sjellë produktet e tyre”, tha ai.

 

Ndërkaq, brenda programit kombëtar të 100 fshatrave, përfitues do të jenë edhe Shëngjergji, Sheshi, Peza dhe Pëllumbasi.

 

“Për të pasur mundësinë për të çuar aty turizëm, bujqësi dhe agrobiznes, në krijimin dhe zhvillimin e zonës rreth e qark Bulevardit të Ri, si një zonë e fokusuar në financë e teknologji, që edhe aty të tërheqim kompani ndërkombëtare. Fokusi do jetë edhe tek shërbimet dhe një ndër punët që është duke u bërë është Bulevardi Zogu 1, për të pasur më shumë hapësira për shërbime, shopping, turizëm apo për kur vijnë miqtë ndërkombëtarë”, tha Mazniku.

 

Puna do të vijojë edhe për korridoret e gjelbra.

 

“Në Bulevardin Veri-Jug, në Lanën që bën lidhjen Lindje-Perëndim, dhe zgjerimin e Lanës, në pyllin Orbital dhe në Unazën e Madhe. Do të vijojmë punën me Unazën e Madhe si një arterie kryesore e lëvizshmërisë në qytet”, shtoi Mazniku. Kolona e katërt është përmirësimi i shërbimeve të bashkisë për qytetarët. Nënkryetari Mazniku theksoi se po punohet në mënyrë intensive për të pasur mundësi që të gjithë mekanizmat e shërbimeve të ofrohen në një mekanizëm dixhital dhe të lehtësohet procedura e marrjes së shërbimeve nga Bashkia, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”.

 

Duke u ndalur më konkretisht në investimet që prekin banorët e njësisë Nr. 1, 2 dhe 3 në qytet, Mazniku theksoi se një prej investimeve më të rëndësishme është ai i zgjerimit të Lanës, si dhe një vëmendje e shtuar për të përmirësuar lëvizshmërinë në kryeqytet.

 

“Projekte të rëndësishme si ai i zgjerimit të Lanës, i krijimit të Bulevardit në krahun tjetër, i projekteve të zgjerimit të rrugëve sekondare dhe shesheve në zona të ndryshme të Tiranës apo investimit te Parku i Liqenit, janë elementë që çojnë shpërndarjen e zhvillimit të qytetit, jo vetëm në qendër, por në të gjithë sipërfaqen”, tha ai.

 

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
banorë bashkia e Tiranes buxhet Mazniku Projekte Takim

Nga e njëjta kategori

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet e ngjarjes në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat

më shumë...

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna

më shumë...

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj! Ndihmë financiare edhe për transportin publik

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:15

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria...

10:38

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e...

10:28

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center...

10:09

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe...

9:56

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të...

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

8:46

“Kujdes me shpenzimet”, parashikimi i Horoskopit për...

8:40

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata,...

8:29

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Më të klikuarat

  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.