E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia e Pukës nis shpërndarjen e ushqimeve për të moshuarit në vetmi

Në vijim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, qeveria urdhëroi të hënën izolimin e moshave të treta në shtëpi.

 

Krahas dezinfektimeve të vazhdueshme, Bashkia e Pukës ka nisur këtë të martë përkujdesjen ndaj të moshuarve ne vetmi në qytet dhe njësitë administrative. Ushqime, detergjentë, si dhe mjete higjeno-sanitare jane pjese e paketës që Bashkia e qytetit verior po shperndan prej dy ditësh. Nderkohë, për të gjithë ata që kanë nevojë po dergohen dhe medikamentet.

 

Reklamë

 

Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve me kushtin e vetëm që ata mos të dalin nga banesat.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë