E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkia e Policia e Shkodrës fushatë sensibilizuese kundër kultivimit të kanabisit

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me drejtorinë e policisë kanë vijuar fushatën ndërgjegjësuese kundër kultivimit të bimëve narkotike në territor.

Në takimin e rradhës, të drejtuar nga nënkryetari i Bashkisë z. Arben Gjuraj, kanë qenë të pranishëm administratorë, kryetarë të fshatrave dhe punonjës të policisë nga njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult, Postribë dhe Rrethina.

Si përfaqësues i Policisë Shkodër ka qenë shefi i Komisariatit  Ilir Dedja.

Fushata ndërgjegjësuese është një detyrim ligjor në funksion të minimizimit deri në zhdukje të këtij fenomeni negativ për ata që e kultivojnë por edhe përdoruesit e kanabis sativa.

Reklamë

Keto takime vijne ne nje moment kur Policia e Shtetit ka nisur nje aksion te gjere ne mbare vendin per krehjen e te gjithe zonave ne lidhje me mbjelljen e kanabisit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë