E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkia e Lezhës urdhër për lirimin e KZAZ, policia rrethon ambientet

Pas ultimatumit të Bashkisë Lezhe për lirimin e ambjenteve ne oren 16:00, forca të shumta policie kanë marrë në mbrojtje 2 KZAZ.

 

Dhjetra forca policie u shtuan per te mbajtur nen kontroll materialet zgjedhore, ndersa ra ne sy se nuk pati grumbullim njerzish.

 

Reklamë

Paraditen e kësaj të marte bashkia Lezhë dha ultimatum qe te lirohen ambientet e KZAZ deri në orën 16:00.Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj i dërgoi një kërkesë KZAZ për lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Beslidhja”.

 

Sipas bashkisë, nëse materialet nuk do largohen do ndërhyhet konform ligjit,ndersa i kerkoi policise lokale mbeshtetje per nxjerrjen me force

Vazhdo të lexosh

Reklamë