Bashkia e Korçës plan social për shtresat në nevojë

Bashkia e Korçës ka dhënë lajmin e mirë të një plani social tre vjeçar për shtresat në nevojë të njësisë së saj administrative.
Nga viti i ardhshëm sipas kryetarit te kesaj bashkie Sotiraq Filo dhe deri më 2021 pritet zbatimi i këtij plani social që synon të zbusë varfërinë dhe t’u vijë në ndihmë të varfërve. Bashkia ja ka aritur të hartojë këtë plan social në bashkëpunim me UNICEF, duke piketuar edhe drejtmet ku do të ketë vëmendjen e strukturave të saj.
e
Ngritja e një qëndre multifunksionale për njerëzit në rrezik dhe në nevojë, përmirësimi i situatës për mbrojtjen e fëmjëve, të grave kryefamiljare me probleme si dhe përkujdesja ndaj kategorive të ndryshme shoqërore, parashikon ndër të tjera ky plan social 3 vjeçar i bashkisë Korçë.




