70 deri 100 banesa dy katëshe pritet të ndërtohen në zonën e ish Traverbank nga bashkia e Korçës, në të cilat do të strehohen shtresat më në nevojë të popullsisë duke paguar vetëm një kosto të vogël mirëmbajtje.
Projekti është hartuar tashmë nga bashkia dhe është dërguar pranë Ministrisë së Financave për miratim bën të ditur drejtori i Kujdesit social dhe Strehimit Ilir Zguri per Vizion Plus.
Familjet të cilat kanë të ardhura shumë të ulëta në Bashkinë e korçës ndër vite kanë qenë shtresat më të pafavorizuara sa i takon strehimit.
Për shkak të mungesës së të ardhurave asnjë prej bankave nuk ka pranuar tu japë kredi për blerjen e banesave, por nga ana tjetër këto familje janë skualifikuar edhe nga programet e strehimit qe lidhen me blerjen e apartamenteve me kosto te ulet te ndertuara nga Enti Kombëtar i banesave apo hyrjet me qira sociale.
Ndërsa projekti për ndërtimin e banesave i cili synohet të fitohet nga Bashkia e Korçës është enkas për të zgjidhur problemin e strehimit për shtresat me në nevojë me të ardhura shumë të ulëta.





