Bashkia e Korçës ka gati 56 apartamente sociale.Burime zyrtare të saj bënë me dije se ka përfunduar ndërtimi i pallatit me 56 apartamente në lagje 10 të qytetit, te zona e ish Repartit Ushtarak në Korçë.

 

Nga ana e saj, ftohen aplikantët e interesuar që mund të marrin informacion pranë zyrës së strehimit te Bashkia Korçë, për të bërë aplikimin e fazës së dytë.

 

Ky është vetëm një nga projektet që zbaton bashkia e Korçës për të zbutur e zgjidhur çështjen e problemit të mprehtë social të strehimit.

 

Krahas këtij projekti po zbatohet edhe ai I mbështetjes me kredi të butë për familjet e pastreha, kryesisht çiftet e reja, ai me Entin Kombëtar të Banesave etj.

 

Prej vitesh në qytetin e Korçës është trashëguar si problematike çështja e strehimit, me një numur relativisht të lartë të familjeve në kërkm të një banese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *