E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:05 Në vijim ora 02:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Sociale

Bashkia e Klosit kundër Veliajt për ujin

Ideja e Erion Veliajt për te shfrytëzuar burimet ujore te fshatit Gur i Bardhe ne Klos, per një furnizim me te mire te kryeqytetit, ka hasur kundërshtimin e banoreve te zonës. Vizion Plus ka udhëtuar drejt fshatit, i cili edhe me herët është përfolur per shfrytëzimin e burimeve ne njësinë administrative te Xibres.

 

Banoret deklarojnë se nuk do te lejojnë marrjen e ujit, pasi kjo do te rrezikonte furnizimin e tyre dhe te mbjellat. Por edhe kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa, kundërshton projektidene e Veliajt. Sipas kryetarit demokrat, Veliaj nuk mund te ndërhyje ne nje zone qe nuk administrohet prej tij.

 

Reklamë

Ende nuk ka një projekt konkret për shfrytëzimin e burimeve ujore te fshatit Gur i Bardhe. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se një shume e konsiderueshme parash, do te financohen per gjetjen e burimeve te reja, te cilat do t’i sigurojnë kryeqytetit furnizim pa ndërprerje.

 

Më shumë video

Reklamë