Rreth 300 pako ushqimore ka shpërndarë Bashkia e Elbasan në bashkëpunim me shoqata të ndryshme për njerëzit në nevojë dhe për të moshuarit e vetmuar.

Një mbështetje e jashtëzokonshme për bashkinë në këto ditë të vështira kanë qenë organizatat dhe shoqatat La Luce Dell’Est, A2B, Terre des Hommes, ICC, Kryqi Kuq dhe Ëorld Vision.

 

Falenderime pafund për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkisë së Elbasanit dhe atyre që sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Misioni dhe përkushtimi juaj është përkrahja më e madhe për ne.Të gjithë bashkë, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, do t’ja dalim, njofton Bashkia Elbasan.

 

Bashkia e Elbasanit bëri të ditur se ditë pas ditë, vullnetaret dhe punonjësit do të shkojnë në cdo shtëp,  për të qënë pranë çdokujt që ka nevojë dhe sidomos pranë moshës së tretë.

 

Është përgatitur një grafik i përcaktuar me të gjitha lagjet dhe fshatrat, me familjet në nevojë dhe të moshuarit pa mbështetje. Kini durim dhe besim, do të jemi pranë çdo familje. Detyra juaj më e rëndësishme sot është të mos dilni nga shtëpia, njofton Bashkia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *