Bashkia e Devollit po vijon tiu vijë në ndihmë familjeve në nevojë në këtë kohë të vështirë për shkak të Koronavirusit. Kryetari i Bashkisë Eduard Duro bën me dije se që prej fillimit të përhapjes së këtij virusi dhe izolimit të popullatës, janë shpërndarë 1009 pako ushqimore. Janë gjithsej 450 familje tek të cilat janë ndarë këto ndihma ndërsa ai bën me dije se pakot janë siguruar nga donator të ndryshëm të cilët janë solidarizuar me këtë situatë. Kompani të ndryshme, apo edhe banorë të Devollit të cilët jetojnë në emigrim kanë siguar fonde në mënyrë që ato të përdoren për sigurimin e ushqimeve. Duro bën me dije se janë ngritur 5 grupe pune të përbëra nga Administratorët e Njësive Bashkiake, punonjës social dhe punonjës të këtyre njësive të cilët kujdese për shpërndarjen e pakove në të gjitha fshatrat që përfshin kjo Bashki. Një pjesë e konisderueshme e këtyre familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa janë gjurmuar nga terreni edhe të tjera familje në vështirësi ekonomike për të cilat ka qenë e nevojshme ofrimi i ndohmës. Kryebashkiaku Duro bën me dije gjithashtu se edhe Bashkia ka miratuar një fond të veçantë emergjence me vlerë 1 mln lekë i cili do të përdoret në momentin që do të jetë i nevojshëm për të ndihmuar familjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *