Subscribe

Atmosfera e festave pushtoi edhe qendrën sociale të bashkisë së Tiranës. Një dreke e veçantë u organizua për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të festojnë për shkak te kushteve financiare.

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetari i  Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare ishin të pranishëm në drekë.

 

 “Janë të rralla ato institucione të cilat thonë, nuk do të mendojmë vetëm për veten tonë, por për ne, pjesë e organizimit të fundvitit, do të jetë edhe një drekë, një vakt i ofruar për qendrat tona sociale. Ndaj, për këtë arsye të falenderoj me gjithë zemër. Arsyeja pse e them këtë është se asnjë njeri nuk ia del dot i vetëm. Një kryetar, një bashki, një staf sado të bëjë, qyteti është i stërmadh, nevoja është e stërmadhe, projektet janë shumë të komplikuara, do të thotë se asnjë s’ia del dot vetëm. Kjo është arsyeja pse për çfarëdo lloj projekti na duhet ndihmë nga të gjithë”, tha Veliaj.

 

Sipas Veliajt, për Bashkinë e Tiranës sfida më e madhe është të matet me punën e saj dhe jo me atë që kanë bërë paraardhësit.

 

“Gjithmonë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë, tani krahasohemi me veten tonë, jo me të tjerët. Kur krahasohemi me veten tonë duhet që çdo vit të mundim veten tonë vjet dhe unë besoj që këtë dhjetor Tirana realisht ka pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm në të katër cepat e saj”.

 

Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, vlerësoi punën e bërë nga Bashkia në mbështetje të shtresave në nevojë dhe veçanërisht për moshën e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *