E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia bllokon të tjera karburante

Aksioni për bllokimin e pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse, ka vijuar edhe gjatë kësaj të premteje. Ne ditën e dyte te aksionit, nuk ka pasur rezistence. Sipas Bashkisë se Tiranës aktualisht, në Tiranë e ushtrojnë aktivitetin 173 subjekte të palicencuara. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se nëse bizneset do të tentojnë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugët kryesore urbane do të bllokohen menjëherë. Bashkia u bën thirrje te gjitha subjekteve që të aplikojnë për t’u pajisur me licencë konform ligjit.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë