Krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Në një letër të përbashkët të cilën ia dorëzuan ministrit Ditmir Bushati, krerët e komunitetit mysliman, katolik, ortodoks, bektashi e protestant, kërkuan qe te ketë një vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve.

 

“Jemi të bindur se rruga drejt bashkimit evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore, – thuhet ne letër.

 

Me tej, klerikët e larte theksojnë:  “rruga drejt bashkimit evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto”.

 

Nga ana e tij, ministri Bushati falenderoi komunitetet për “angazhimin e tyre në momente kyçe dhe me rëndësi kritike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *