E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes, prokuroria jep pretencën për mjekët

Ilustrim · Vizion Plus

Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Prokuroria ka kërkuar 9 muaj burgim për mjekun Rexhepi, por për shkak të moshës së tij, ky dënim iu konvertua në shërbim prove. Ndërsa për reanimatoren Burba është kërkuar 1 vit burgim.

Për të dy mjekët është kërkuar gjithashtu edhe heqja e licensës për 5 vite. Ndërkohë në 10 nëntor pritet seanca e radhës, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh