Subscribe

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me grabitjen e dy ditëve më parë ku mbeti e vrarë me armë zjarri 33-vjeçarja Liridona Murseli në periferi të Prishtinës.

 

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se njëri nga të arrestuarit është pikërisht bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe një person tjetër të cilin dyshohet se Murseli e ka paguar për të vrarë 33-vjeçaren.

 

Bëhet me dije se policia ka rënë filimisht në gjurmët e vrasësit të së resë dhe ka qenë piikërisht ai që ka treguar se vrasja ishte porositur nga bashkëshorti i saj.

 

Autori i ngjarjes dhe Naim Murseli rezultojnë të jenë nga i nëjti fshat e të kenë lidhje familjare me njëri tjetrin.

 

Arrestimi i Naim Murselit, ish-këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli vjen vetëm disa orë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes së tij.

 

Ndërkohë policia ka konfirmuar se po kryen kontrolle në banesat e Naim Murselit në Gjakovë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku sic u raportua, çiftit Murseli të cilët udhëtonin së bashku me fëmijët e tyre të mitur iu bë pritë nga grabitës të maskuar dhe të armatosur.

 

Naim Murseli deklaroi fillimisht se gjatë grabtjes ai mundi të dalë nga automjeti për të nxjerrë fëmjët ndërsa mbeti në makinë Liridona Murseli e cila u qëllua për vdekje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *