Subscribe

Xhemal Loka, i arrestuar nga policia e Durrësit, nën dyshimet se ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetvrasjes, ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas tij, ai nuk ka shantazhuar apo i ka bërë presion 41-vjeçares Bedrie Loka.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithashtu në dëshminë e tij ai ka këmbëngulur se bashkëshortja i ka dhënë fund jetës për shkak të bullizimit në rrjetin social Tik-Tok, që dyshohet se është hapur nga një e afërme e saj.

Ndërkohë burime policore bëjnë të ditur se eskpertët e krimeve kibernetike kanë gjetur një video kërcënuese me gjuhë ofenduese në telefonin e Xhemal Lokës.

Video është regjistruar gjatë ditëve të fundit te vitit, pak para vetëvrasjes, ndërkohë që dyshohet se ajo mund te jetë filmuar nga njeri prej fëmijëve.

Duke marrë shkas nga kjo video, ekspertët gjithashtu po merren me rikthimin e të gjitha videoeve të tjera që ka në këtë telefon.

Ndërkohë po punohet edhe për gjetjen e autorit ose autores që ka hapur profilin falso në Tik-Tok, pasi policia nuk ka pranuar se pas këtij veprimi është një e afërme e viktimes që jeton në Itali.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë nga ana e familjarëve të viktimës ata janë shprehur se pikërisht Loka prej vitesh dhunonte dhe i bënte presion dhe shantazh motrës së tyre deri në momentin që ajo i dha fund jetës./Vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *