Mediet në Kosovë kanë bërë me dije detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Autori i dyshuar, i identifikuar si Edmond Lajçi ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje. Në vitin 2021 ai ishte dënuar me 400 euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa viktima, e identifikuar si Gjyljeta Ukella punonte prej 20 vitesh si asistente  e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që rasti është konfirmuar nga zyrtarët policorë.

“Kryeprokurori dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, tha zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *