Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Report” të transmetuar në “Rai3”, u trajtua tema e luftës ndaj korruprionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në investigim thuhej se mafia shqiptare është e fortë dhe ka arritur të bashkëpunojë edhe me Ndrangheta -n.

Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me Ndrangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Reportazhi ve më tej në dukje se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë.

Ndërkohë, gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë”, thotë ish-këshilltari i Edi Ramës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *