Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar daljen para mediave pas mbledhjes se përjavshme te deputeteve demokrate për te sqaruar pozicionin e PD ne raport me aleancat parazgjedhore. Basha ka preferuar ta ndaje çështjen ne dy momente; momenti i pare është beteja per zgjedhje te lira, kundër krimit e drogës; per te rrezuar kryeministrin Edi Rama ku janë te ftuar te bashkohen te gjithë, edhe partia e drejtuar nga Ilir Meta; dhe momenti i dyte është koalicioni me te cilin PD do te hyje ne zgjedhje, i cili do te përcaktohet me vone.

Kur vjen puna për një aleancë  kundër drogës, krimit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe çdo deputet socialist që ka guximin ta thotë publikisht atë që mendon privatisht është i mirëpritur në këtë betejë. Koalicionet elektorale janë një çështje tjetër. 

Por nje jave para publikimit te progres raportit, Basha ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Edi Rama se po pengon rrugën e integrimit te Shqipërisë.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, për hapjen e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Basha ka theksuar se problemi kryesor sot ne Shqipëri jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, duke akuzuar kryeministrin Rama se synon te prishe procesin e ardhshëm elektoral nëpërmjet krimit e parave te drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *