Subscribe

10 vjet më parë nisi një marrëdhënie e ngushtë bashkëpunimi mes Bashkisë të Tiranës dhe asaj të Pekinit. Sot 10 vjet më pas kjo marrëdhënie duket se do të avancojë më tej edhe në disa sektorë të tjerë si transport, kulturë dhe turizëm. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim një delegacion të lartë kinez.

 

“Kjo është një marrëdhënie që ka nisur 10 vite më parë, kur Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Pekinit bënë binjakëzimin midis dy qyteteve. Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpunim edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë”, tha Veliaj.

 

Por Tirana është përzgjedhur edhe si qyteti mikpritës i një forumi ku ne 2019 do të mblidhen krerët e bashkive nga e gjithë bota, një nisëm kjo e krijuar nga Kina, për të forcuar bashkëpunimin mes 11 vende të BE si dhe 5 vende të Ballkanit.

 

“Një nga gjërat që dakordësuam sot është se Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit “Kina +16”, në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019. Mund të themi se që sot, përveshëm mëngët për t’u përgatitur për të pritur në Tiranë delegacionin e qeverisë kineze dhe 16 kryetarët e bashkive të Europës Qendrore dhe Lindore. Kjo do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën”, tha ai.

 

Gjatë qëndrimit ne Tiranë, zyrtarët e delegacioni kinez vizituan edhe parkun e liqenit ku u mbollën edhe 24 bredha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *