E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bashkëpunimi Shqipëri-Kinë

Kina dhe Shqipëria kane vendosur te lehtësojnë regjimin e vizave mes dy vendeve tona. Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologu i tij kinez Wang Yi. Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se kjo marrëveshje do te rrisë prezencën e investitorëve kineze, por edhe te turisteve ne Shqiperi. Duke qene se kina këtë vit renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, biseda mes ministrit Dimtir Bushati dhe homologut kinez u fokusua tek bashkëpunimi ekonomik. Ministri i Jashtem Wang konfirmoi vullnetin e qeverise se tij për të marrë pjesë në më shumë projekte në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe industrisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë