Subscribe

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka konfirmuar se pavarësisht lëvizjeve të Prokurorisë bashkëpunimi me liderin historik të PD, Sali Berishën, do të vazhdojë dhe të gjithë deputetët ë Partisë Demokratike do të vazhdojnë të bllokojnë mbledhjet e Parlamentit.

Në fund të mbledhjes së grupit, Bardhi theksoi se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në Kuvend është plotësimi i kërkesave të opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

Bardhi akuzoi mazhorancën se po përdor çdo mjet për të hequr vëmendjen nga çështja sipas tij më e madhe korruptive, ajo e inceneratoreve.

Por ndërsa deputetët demokratë ishin në mbledhje, grupi socialist në këshillin e rregullores miratoi ndryshimet që dënojnë me 2 muaj përjashtim çdo deputet që prish mbledhjet e Kuvendit, një vendim që sipas Gazment Bardhit do të shoqërohet me përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Të enjten mazhoranca pritet të miratojë në parlament ndryshimet në rregullore ku ashpërsohen masat e dënimit për deputetët nga 10 ditë që është aktualisht në 60 ditë.

Në këtë seancë do të mungojnë 13 deputetë demokratë nga Sali Berisha, te Gazment Bardhi e Flamur Noka por deputetët e tjerë pritet të tentojnë bllokimin e punimeve të parlamentit.

Megjithatë në kushtet kur opozita s’ka asnjë mundësi për të ndaluar votimin e rregullores, goditja e saj në kushtetuese duket se mbetet e vetmja mundësi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *