Subscribe

Fluksi i refugjatëve dhe kërcënimi terrorist luftohen vetëm nëse vendet e Ballkanit dhe BE-ja përforcojnë bashkëpunimin mes tyre. Ky ka qenë mesazhi që shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati përcolli në takimin e ministrave të jashtëm të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Jug Lindore në Sofje. Duke u ndalur te lufta ndaj terrorizmit, Bushati tha se një alternativë është modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare.

“Gjatë vitit të kaluar kemi qenë dëshmitarë të rritjes së shqetësimeve legjitime për impaktin e krizës së refugjatëve mbi sigurinë, po ashtu të rritjes aspak legjitime të stereotipave negative; gjithashtu krahas rritjes së ekstremeve kemi parë dhe rritjen e mosbesimit midis vendeve. Shqipëria ofron nje model të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, pasi kjo është një betejë afat-gjatë, një betejë për të krijuar mirëqenie, kohezion dhe respekt të ndërsjellë brenda shoqërive tona. Kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit, kanë treguar ndërvarësinë e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo ndërvarësi të përkthehet në një mundësi bashkëpunimi të përforcuar të BE-së me vendet e rajonit, në mënyrë që këto vende të mbyllin me sukses proceset e shtet-ndërtimit demokratik”.

Takimi u zhvillua në kuadër të kryesisë bullgare ne 20 vjetorin e këtij organizmi. Ministrat e jashtëm miratuan dhe deklaratën e përbashkët lidhur me sfidat e flukseve te emigranteve në Evropën Jug Lindore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *