Subscribe

Durrësi antik apo ai modern, a mund të qëndrojnë bashkë dhe çfarë mund të bëjnë më shumë të rinjtë? Monumente që mund të shpëtohen, mozaiku që po largohet nga interesi i brezit të ri, por edhe një amfiteatër që mund të kthehet në një skenë arti, ishin vetëm disa nga këshillat që vijnë nga të rinjtë. Ky ka qenë projekti më i ri që kanë prezantuar Muzeu Historik Kombëtar, Instituti Italian i Kulturës, por edhe Drejtoria Monumenteve të cilët qëndrojnë pas fakteve të prezantuara sot nga maturantët e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. Të rinjtë kanë prezantuar edhe ide të reja se si mund të bashkëjetojë modernia dhe antikja së bashku në një qytet. Por, ky nuk është projekti i parë që maturantët e kësaj shkolle organizojnë në bashkëpunim me instanca shqiptare e të huaja. Ky projekt, me shumë ide “smart”, të mençura, siç i quajnë të rinjtë pritet që t’i dorëzohet drejtorisë së monumenteve dhe kryetarit të bashkisë së qyteti bregdetar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *