E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bashkëautor në tre vjedhje me dhunë në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Durrësit ka bërë të mundur prangosjen e një 26-vjeçari që rezultonte i shpallur në kërkim.

 

26-vjeçari rezulton bashkëautor në tre vjedhje me dhunë të zbardhura disa ditë më parë nga policia.

 

Reklamë

Më herët policia kishte vënë në pranga dhe një tjetër person që së bashku me 26-vjeçarin kanë vjedhur me dhunë sende personale.

 

“Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë të Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë