E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bashkë për Besëlidhje, bashkë kundër grushtit të shtetit”/ Meta tjetër thirrje shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta u dërgoi një tjetër thirrje shqiptarëve për t’u bashkuar me të në datën 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas konferencës së mbajtur pasdite, ai ka bërë edhe një postim të shkurtër ku kërkon nga qytetarët që të bëhen bashkë kundër grushtit të shtetit.

 

“Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale! Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Bashkë kundër grushtit të shtetit! Bashkë për Kushtetutën! Bashkë në Besëlidhje! Bashkë për Shqipërinë!”

 

Reklamë

Ilir Meta ka ngritur “tonet” kundër qeverisë gjatë ditëve të fundit. Ai pretendon se mazhoranca po bën grusht shteti dhe prandaj kërkon nga populli të ngrihet në 2 mars.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë