Një 16-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Korçës.

Siç bëjnë me dije blutë e qytetit, i mituri dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u ndalua shtetasi në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë’, thuhet në njoftimin zyrtar.

I mituri ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *