Lulzim Basha i bën apel të gjithë qytetareve të cilët kanë shenja të përafërta me koronavirusin që të bashkëpunojnë me mjekët dhe ti tregojnë atyre të gjithë historikun e lëvizjeve për të mos I rrezikuar.  Këtë thirrje Kreu i PD e bën nisur edhe nga rasti I fundit në Durrës ku një mjek ka rezultuar pozitiv.

 

 

Nisur nga rasti i fundit, ku fatkeqësisht, edhe një mjek i spitalit të Durrësit rezulton mes të prekurve nga Covid-19, u bëj thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht bashkëpunues me stafet mjekësore. Të tregojnë në mënyrë të detajuar shqetësimin e tyre, historikun e udhëtimeve apo kontaktin që mund të kenë pasur me  persona të prekur nga Covid 19. Në këtë mënyrë do të ndihmoni veten dhe nuk do të rrezikoni shëndetin e mjekëve,  të cilët janë mburoja jonë, mburoja e çdo qytetari në këtë situatë.Mos neglizhoni asnjë detaj!

 

Basha i kërkon qeverisë gjithashtu që të pajisë të gjithë mjeket e shërbimit parësor bashkë me infermiere dhe sanitare me veshjet e duhura mbrojtëse për të mos rrezikuar ata që janë në krye të emergjencës.

 

I bëj thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për personelin shëndetësor parësor. Ata janë të ekspozuar ndaj personave mbartës potencialë të Covid 19, por që, për shkak të shenjave joshqetësuese, mund ta neglizhojnë këtë fakt e të drejtohen tek qendrat shëndetësore apo spitalet rajonale. Autoritetet duhet të pajisin të gjithë personelin e dedikuar për raste të tilla me veshjet dhe mjetet e posaçme mbrojtëse. Përhapja e virusit, zgjerimi i vatrave të tij është një rrezik potencial, të cilit i duhet paraprirë.

 

 

Lideri i opozitës ripërsëritet thirrjen për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve.

 

 

Thirrja ime është për të gjithë qytetarët: E di që shumë prej jush nuk janë mësuar të rrinë mbyllur apo kanë kushte jo të përshtatshme. Shumë të tjerë kanë nevojë të punojnë për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, por asgjë nuk vlen më shumë sesa jeta. Me qëndrimin në shtëpi mbroni veten, familjen, miqtë dhe të afërmit. Nga sakrificat e sotme varet jeta, shëndeti, e sotmja dhe e nesërmja jonë. Mbi të gjitha, duke kontribuar në mospërhapjen e shpejtë të virusit, ne bëjmë pjesën tonë si qytetarë për ruajtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi. Sa më të pakujdesshëm sot, aq më shumë do të zgjasë kjo situatë, e cila ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe në ekonominë e secilit prej neshKjo është një kohë për kujdes shëndetësor, por edhe për kujdes social për ata më të pamundurit.

 

Basha kërkon që qeveria të të ndihmojë familjet në nevojë që kanë mundësi të përballojnë këtë situatë të vështirë e po ashtu kompanite telefonike të sigurojnë internet falas për mësimet e femijeve.

 

 

I bëj thirrje qeverisë të marrë të gjitha masat për t’u mundësuar familjeve në nevojë dhe në pamundësi gjërat më të domosdoshme për të kaluar këtë krizë dhe për të ruajtur shëndetin duke mundësuar që asnjë familje mos të mbetet pa ushqim dhe mjete higjenike.

Ju bëj thirrje kompanive celulare të sigurojnë akses pa pagesë në internet për fëmijët dhe studentët që në javët në vazhdim do të zhvillojnë online procesin mësimor. Ky kontribut për mësimin online të fëmijëve, do të ishte shumë i çmuar dhe i vlerësuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *