Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ka folur për herë të parë publikisht për vitin 2024. Në një konferencë për mediat ai ju është përgjigjur interesit të gazetarëve për arsyet se pse ka munguar kaq gjatë pa dalë para mediave, si dhe për “çështjen” Berisha.

Gjatë fjalës së tij në lidhje me të ardhmen e demokratëve, Basha tha se kjo është e qartë, se ai, PD dhe gjithë demokratët e tjerë do të vijojnë të jenë në krahë të aleatëve kryesorë perëndimorë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ka theksuar gjithashtu se sot ata që i “fërkojnë krahët” Sali Berishës e kanë anatemuar dikur, por i janë afruar vetëm për interesa personale.

Të gjithë këta që sot i janë afruar, dikur e kanë anatemuar, edhe kur ai ishte kryeministër. Të jeni të sigurtë që të gjithë ata janë afruar aty jo se ju vjen keq për Sali berishës, as për demokratët, janë aty për interesa personale. Unë kam punuar shumë gjatë për Sali Berishën, madje kam qenë aty edhe kur atë e tallnin, për t’i ruajtur imazhin, për 10 vite unë kam qenë peng i mirëenjohjes ndaj Sali Berishës, por në fund fare do të duhej të merrja një vendim”, tha Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *